LIVE: Suedi – Kosovë 0-1! Kosova shkëlqen në Gothenburg, fitore historike ndaj Suedisë

Fisnik Asllani, Suedi - Kosovë 0-1
Fisnik Asllani, Suedi - Kosovë 0-1

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në transfertë ndaj Suedisë, duke bërë një hap të madh drejt fazës “play-off” për kualifikimin në Kupën e Botës 2025 me përkrahje të madhe të adhuruesve tanë anekënd Skandinavisë

Standings provided by Sofascore

 

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të, pas një aksioni të ndërtuar me qetësi dhe vendosmëri nga skuadra e drejtuar nga Franco Foda. Me këtë fitore, Kosova i afrohet ndjeshëm zonës së kualifikimit, duke mbajtur gjallë shpresat për një sukses historik.

Pas këtij triumfi, Kosova ndodhet vetëm tre pikë larg Zvicrës, e cila barazoi në udhëtim ndaj Sllovenisë. Po ashtu, jemi katër pikë përpara sllovenëve, të cilët do të na presin në ndeshjen e radhës më 15 nëntor në Lubjanë.

Dominim i zgjuar dhe menaxhim i matur

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga lojë sulmuese dhe vendosmëri nga Kosova, me disa raste të rrezikshme, përfshirë një shtyllë të goditur. Në pjesën e dytë, përzgjedhurit e Fodës treguan maturi taktike, duke u tërhequr dhe menaxhuar rezultatin me kujdes.

Megjithatë, Suedia pati disa raste të pakta, dy apo tri tentativa serioze, ku Kosova kishte edhe dozën e saj të fatit, por mbrojtja qëndroi solide deri në fund.

Endrra vazhdon

Me këtë fitore, Kosova konfirmon se është fuqishëm në garë për një vend në Botërorin 2025, që do të mbahet në Amerikën Veriore. Me motivim të lartë, besim dhe disiplinë, Kombëtarja po e jeton realisht ëndrrën për të shkruar një tjetër kapitull historik në futbollin kosovar.

Rastet kryesore:

SUEDI – KOSOVË 0-1 Asllani 32′

90′ Elanga harkon nga e majta, Isak gjuan me krahë, Muriç i jashtëzakonshëm.

90′ Katër minuta shtesë.

90′ Muriqi zëvendësohet me Albion Rrahmanin.

90′ Gyokeres lehtë me kokë, larg portës.

87′ Jemi pran një fitoreje madhështore!

80′ Jemi mbyllur brenda zonës, po provojmë të dalim me kundërzbritje me Zhegrovën.

76′ Aro Muriç ndëshkohet me karton të verdhë për zhagitje loje.

75′ Kemi rënë në mbrojtje, Isak “shëtitë”, por largohet topi, por menjëherë në aksionin e radhës, pas harkimit nga e djathta, Isak gjuan jashtë portës, Aro ishte i mposhtur.

73′ Pas këndores, Lagerbieke gjuan me kokë fare pran pingules së djathtë të Aros.

73′ Përpak autogol, shpëtojmë vetëm me këndoren e 11-të.

71′ Aktivizohet Zhegrova në vend të golashënuesit, Asllani dhe Emërllahu në vend të Hoxhës, asistuesit të golit.

70′ Thirret emri i Edon Zhegrovës i mbi 7.000 tifozëve shqiptarë në Ullevi stadium.

68′ Shpëtojmë, Elanga harkon nga e majta, Isak gjuan me kokë, mbi tra.

66′ Muslija zëvendësohet me Jasharin. Ndryshimi i parë te Dardanët.

61′ Dhjetë korner për vendasit!

60′ Këndorja e dhjetë e 9-të nuk sjell asgjë për vendasit.

Suedi - Kosovë
Suedi – Kosovë
Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari
Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari

56′ Tetë goditje këndi për vendasit, asnjë për ekipin tonë, por ne jemi ende në epërsi.

55′ Suedia ka rikthyer posedimin e topit 55%, por pa krijuar dot ndonjë rast.

51′ Muriqi mund të provonte ndonjë zgjidhje më të mirë, gjuan larg portës.

48′ Pret Muriqi një tentim me kohë nga vendasit.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

45’+2 Është mbyllur pjesa e parë. Fantastike.

Suedi - Kosovë 0-1
Suedi – Kosovë 0-1

45′ Paraqitje edhe më e mirë se sa në fitoren në Prishtinë!

44′ Çfarë lëshojmë, çfarë rasti, qëllojmë shtyllën, e pabesueshme. Gjuatjen e Muriqit priti portieri, nga topi i kthyer Avdullahu qëlloi pingulen. Sa pa fat!

40′ Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë!

Suedi - Kosovë 0-1
Suedi – Kosovë 0-1

39′ Jemi në epërsi të madhe, momentalisht me 7 pikë, ndërsa në Ljublanë ndeshja ndërmjet Sllovenisë dhe Zvicrës është 0-0.

32′ GOOOOOL Fisnik Asllani shënon për epërsi e Dardanëve, aksion i mirë, pak me fat, Muriqi provoi gjuajtjen, preku Hoxha që shtyu topin te Asllani i cili shënoi nga afërsia për epërsinë e madhe në Guthenburg. Paraqitja e 10-të e Asllanit, goli i parë zyrtar për sulmuesin tonë!

28′ Këndorja e katërt për suedezët.

27′ Gjuajtja e parë direkte, Asllani nga distanca nga pozita ballore jashtë zonës, pret portieri Johansson.

24′ Vojvoda harkon rrezikshëm nga e djathta, intervenon portieri vendas në momentin e fundit.

20′ Minuta lojë, 59% e mbajtjen së topit nga ana e suedezëve.

Suedi - Kosovë
Suedi – Kosovë

17′ Dalim mirë nga e majta, por Gallapeni ndodhej në pozitë jashtë loje.

14′ Trysni e madhe e vendasve, Isak tejet i rrezikshëm, shumë punë për mbrojtësin Ilir Krasniqi.

13′ Këndorja e dytë për suedezet.

12′ Sërish suedezet, rivënie anësore deri në zonë, por topi përfundon afër pingules.

10′ Harkohet këndorja, Isak gjuajti me kokë, Muriç intervenon sigurt.

9′ Ilir Krasniqi dëbon në këndore, e para për vendasit.

Linku i ndeshjes…

https://www.livekooora.vip/2025/10/kosovo-plays-on-trip-to-sweden-another.html?fbclid=IwY2xjawNaKoRleHRuA2FlbQIxMABicmlkETE3Y2w4U1ZzOUlaelVwaGRpAR6QCm_RUrJjLgA-utriV16lXLNKCcwQ6RU17Osa-wcK2AsDMqQoJut2RRJmow_aem_D6MiBYc0CnJ5uqf12f20uQ

2′ Jemi të parët që rrezikojmë, megjithatë topi lart mbi portë. Përndryshe numër i madh i adhuruesve të Kosovës.

1′ Ka nisur ndeshja.

Suedi – Kosovë 0-0

Suedi - Kosovë
Suedi – Kosovë

Pritet përkrahje e madhe e tifozëve shqiptarë nga Suedia. Ndërsa edhe një grup i “Dardanëve” nga Kosova ndodhen në Gothenburg.

Analiza para ndeshjes: Krasniqi dhe Gjonbalaj me vlerësime të qarta për sfidën e radhës të Kosovës

Në prag të ndeshjes së rëndësishme të Kombëtares së Kosovës, analistët sportivë Ramiz Krasniqi dhe Malsor Gjonbalaj kanë dhënë vlerësimet e tyre në emisionin sportiv të RTK-së, duke ofruar këndvështrime të detajuara mbi pritjet dhe sfidat që përballon skuadra.

Ramiz Krasniqi: Çdo pikë është e vlefshme, mbrojtja me mungesa të theksuara

Krasniqi theksoi rëndësinë e përqendrimit maksimal të lojtarëve, duke vlerësuar barazimin ndaj Sllovenisë si rezultat motivues.

“Duhet të japin maksimumin për të ardhur te rezultati i duhur. Çdo pikë është e vlefshme. Barazimi me Slloveninë ishte shumë i mirë, sepse ndryshe do të shkonim atje me një humbje. Motivimi është maksimal.”

Ai shtoi se problemet kryesore të Kosovës qëndrojnë në fazën mbrojtëse.

“Kemi mangësi të lojtarëve në mbrojtje, në një vijë të rëndësishme. Tre lojtarë në qendër nuk kanë luajtur pothuajse fare bashkë. Kemi debutimin e Hajrizit, me Slloveninë luajti Hajdari, dhe mungesa e Dellovës është shumë e madhe.”

Malsor Gjonbalaj: Kosova me përvojë, por ndeshja kërkon përpjekje maksimale të mesfushës

Ndërkaq, Gjonbalaj shprehu bindjen se Kosova nuk do të futet në fushë me eufori, duke theksuar pjekurinë që ka fituar skuadra ndër vite.

“Nuk mendoj që Kosova do të futet me eufori, sepse tashmë ka krijuar një përvojë. Do të ishte luks i tepruar. Ka qasje serioze ndaj kësaj ndeshjeje, por do të jetë shumë e vështirë të fitohet.”

Sipas tij, çelësi i suksesit qëndron në dinamizmin e mesfushës.

“Fitorja do të ndodhte vetëm nëse mesfusha jonë bën një vrapim të madh.”

Ai analizoi edhe situatën te përfaqësuesja e Suedisë, duke përmendur tensione të brendshme.

“Suedezët janë në probleme. Ka mosmarrëveshje mes lojtarëve dhe trajnerit. Është një grup me moshë jo shumë të re, dhe trajneri po përpiqet të vendosë autoritet dhe diktat. Karriera e një trajneri nuk varet nga ajo që ka qenë si futbollist, por nga ajo që po jep tani si trajner.”

Përbërjet:

Suedia:

Suedia
Suedia

Kosova:

Kosova
Kosova
Kosova
Kosova

 

@teutaamaloku

FORCA KOSOVE🤍 #tuti #fypシ゚ #footballtiktok #kosovo #gameday #winner #gothenburg #sweden

♬ original sound – TUTI👸🏽

Gjendja e ekipeve

Suedisë nuk i ka ecur fare në këtë cikël, me dy humbje dhe një barazim në tri ndeshje deri tani. Disfata 2-0 në shtëpi ndaj Zvicrës të premten vetëm sa e përkeqësoi atmosferën në kampin suedez. Ekipi nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portë, duke i shtuar trysninë trajnerit Jon Dahl Tomasson, i cili ndodhet në qendër të kritikave. Aktualisht, Suedia mban vendin e fundit në grup dhe është në rrezik të mos kualifikohet për herë të katërt në pesë kampionatet e fundit botërore.

Nga ana tjetër, Kosova ka grumbulluar katër pikë në tri ndeshje dhe mban vendin e dytë. Pas fitores 2-0 ndaj Suedisë në Prishtinë muajin e kaluar, “Dardanët” barazuan pa gola ndaj Sllovenisë, duke ruajtur një bilanc premtues.

Megjithatë, performanca në udhëtim mbetet pikëpyetje. Në 11 ndeshjet e fundit jashtë fushe, Kosova ka pesë fitore, pesë humbje dhe një barazim – një statistikë që tregon për luhatshmëri. Me dy nga tri ndeshjet e mbetura që luhen jashtë vendit, çdo rezultat është i rëndësishëm.

Bilanci i ndeshjeve direkte

Para humbjes në Prishtinë, Suedia i kishte fituar të tria përballjet e mëparshme me Kosovën – të gjitha pa pësuar gol.

Statistika interesante

  • 11 nga 15 ndeshjet e fundit të Suedisë kanë përfunduar me mbi 2.5 gola.

  • Asnjë nga 15 ndeshjet e fundit të Suedisë në shtëpi nuk ka përfunduar barazim (11 fitore, 4 humbje).

  • Vetëm pesë nga 17 ndeshjet e fundit të Kosovës kanë parë të dyja ekipet të shënojnë.

  • Në pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe të Kosovës, rezultati në pjesën e parë ka qenë i njëjtë edhe në fund të ndeshjes.

Lojtarët kyç dhe mungesat

Suedia shpreson që Alexander Isak të marrë përgjegjësinë. Sulmuesi i Liverpoolit ka shënuar tre golat e fundit për kombëtaren në ndeshje shtëpiake, përfshirë dy kundër Kosovës.

Kosova, nga ana tjetër, pret që Albion Rrahmani të vazhdojë formën e mirë. Kosova i ka fituar të gjitha tri ndeshjet në të cilat ai ka shënuar, me pesë nga gjashtë golat e tij që kanë ardhur në pjesën e dytë.

Suedia nuk do të ketë në dispozicion Dejan Kulusevskin dhe Sebastian Nanasan, ndërsa Kosova përballet me disa lëndime, përfshirë edhe tërheqjen e Elvis Rexhbecajt në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë dhe Alitin e suspenduar.

Standings provided by Sofascore