
Në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi dhe Drita u ndanë me barazim 1-1, rezultat që nuk kishte ndodhur nga vitit 2022 ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, megjithëse të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi. Portieri i Dritës, Maloku, u dallua me disa pritje vendimtare, duke mbajtur rrjetën të paprekur.
Në minutën e 60-të, Kushtrim Shabani kaloi Llapin në epërsi pas një situate të ngatërruar në zonë. Por, Drita reagoi dhe në minutën e 80-të arriti të barazojë rezultatin me Kristal Abazajn, i shërbyer nga Veton Tusha, lojtari më i spikatur i ndeshjes.
Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, duke i lënë Dritën me pikën e parë në kampionat, kurse Llapin me pikën e dytë pas barazimit në Skenderaj në javën e parë.

Minutë pas minute
LLAPI – DRITA 1-1
Sekondat e fundit, Gnapi vazhdon të dështoj të shënoj, rast ideal, mbi portë.
90′ 7 minuta shtesë.
86′ Sërish Veton Tusha i pandalshëm, gjuan, bllokohet gjuajtja e topi i del Manajt, i cili lëshon rast të artë i vetëm përball portierit Çoriç, gjuan jashtë.
80′ GOOL Veton Tusha depërton nga e djathta, më i miri te Drita sot, pason para portës dhe Kristal Abazaj në ndeshjen e dytë me Dritën shënon për barazimin e rezultatit në 1-1.
73′ Hyn në lojë Muhamet Hyseni, i sapo kthyeri nga Horsens në formë huazimi.
68′ Bytyqi harkon nga e djathta prej ndërperjes, Muhamed Useini shënon me kokë, por pas shumë pritjesh anulohet goli.
60′ GOOL Pas këndores dhe harkimit, topi sillet rreth portieri Maloku që intervenon herën e parë, pastaj sërish futet në zonë për të ardhur deri te Kushtrim Shabani dhe nga afërsia mposht Malokun në formë, por i pafuqishëm në këtë rast.
57′ Prezent janë edhe tizozët mysafir “Intelektualët” të cilët arrin me shumë vonesë, në minutën e 40-të.
53′ Ndalet loja, tifozët vendas “Legjendjat” ndezin dhe hedhin fishekzjarre me ngjyrë te zezë.
51′ Pas këndores së Dritës, reagim i dobët i Dabiqajt, gjuan lartë mbi prortë.
47′ Hasani i pandalshëm nga krahu, ia del të afrohet afër portës, tentim-pasimin e tij e ndalon Maloku.
Mbyllet pjesa e parë pa gola.
43′ Çfarë rasti lëshon Gnapi i cili bukur i ikën mbrojtjes së Dritës, por si në ndeshjen me Prishtinën, huq portën, e qëllon portierin Maloku i cili po vazhdon të tregoj formë shumë të lartë,
30′ Hasani ia del të harkoj nga e djathta, gjuajtja e Gnapit ndalet pa problem nga portieri Maloku.
23′ Sërish Tusha fut top në zonë, Dabiqaj krejt i vetmuar gjuan jashtë, shpërdoron rast të sigurt shënimi.
20′ Depërton Tusha nga e djatha për të harkuar te pika e penalltisë, por gjuajtja e Ajzerajt përundon jashtë stadiumit!
12′ Rasti më i mirë në ndeshje nga Llapi, depërtimin nga e djathta nga Arianit Hasani, por topi i dhënë nga ai nuk u përcollë nga bashklojtarët e që shkon krejtësisht afër vijës së portës.
Llapi ka njoftuar formacionin startues, ndërsa i rikthyeri Muhamet Hyseni është në listën e zëvendësuesve.
Përbërjet:
Llapi: Çoriç, Emini, Lleshi, Shabani, Gnapi, Ramadani, Sadriu, Bytyqi, Useini, Hasani, Hyseni.
Drita: Maloku, Sheji, Morina, Bes. Krasniqi, Bejtullai, Broja, Dabiqaj, Limaj, Ajzeraj, Tusha, Bl. Krasniqi.