
Interesi i madh i tifozëve në këtë ndeshje miqësore konfirmon se Iliria, me një emër si Mazrekaj në sulm, po rikthen entuziazmin futbollistik në Fushë Krujë. Mentor Mazrekaj (36) është përforcimi më i ri i Ilirisë së Fushë Krujës dhe një nga emrat më të përfolur në dekadën e fundit të futbollit tonë shqiptar, thekson Kërlaçki.

Pas zgjedhjes së tij për të vazhduar karrierën me ekipin e sapopromovuar në Kategorinë e Parë, mes edhe interesimit nga Vushtrria, sulmuesi me përvojë vendosi t’i bashkohet skuadrës nga Fushë Kruja, duke shtuar peshë dhe eksperiencë në repartin ofensiv.
Ndërsa në miqësoren e zhvilluar ndaj Tiranës, e cila u mbyll 1-1 dhe u luajt në stadiumin “Redi Maloku”, përveç Mazrekaj si ndër figurat qendrore, ishte interesimi i madh nga tifozët për ndeshjen.

KF Iliria, që u ngjit këtë sezon nga Kategoria e Dytë, ka treguar ambicie të qarta për të qëndruar në kategori e mbase edhe të tentoj të ngjitet në Superioren e futbollit shqiptar, duke bërë disa afrime të rëndësishme.
Ndërsa Tirana pritet të zhvendoset drejt Greqisë për fazën përgatitore, ku do të zhvillojë ngarkesa fizike dhe testime të tjera për sezonin e ri. KF Tirana, e drejtuar nga trajneri i ri Vangjel Mile, po vazhdon përgatitjet me grupin e lojtarëve të rinj dhe të talentuar, duke synuar formësimin e një skuadre konkurruese.