Mirlind Daku zgjedh të kuqen – refuzon Zenitin dhe firmos deri në 2029 me Rubin Kazanin

Mirlind Daku

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur zyrtarisht një kontratë të re afatgjate me Rubin Kazanin, duke e konfirmuar veten si një nga figurat qendrore të klubit rus.

Daku ishte shumë pranë një kalimi te Zenit Shën Petersburg, por transferimi u prish në momentet e fundit, çka e çoi drejt rinovimit me klubin aktual.

Marrëveshja është bërë publike përmes një video kreative, frymëzuar nga seriali “Squid Game”, ku Daku zgjedh ngjyrën e kuqe të Rubinit dhe refuzon blunë e Zenitit, një mesazh simbolik i vendimit të tij.

Rubin Kazan ka plotësuar kërkesat financiare të sulmuesit shqiptar, duke i ofruar një projekt ambicioz që e mban Dakun pjesë të skuadrës deri në verën e vitit 2029.

Ai pritet të jetë shtylla e ofensivës në vitet e ardhshme.