Shehi para sfidës me Gjilanin: S’ka më Evropë, tani nis beteja për titull!

Orges Shehi
Orges Shehi

Pas përfundimit të angazhimeve në garat evropiane, Ballkani rikthehet në skenën vendore, ku do të përballet me Gjilanin në ndeshjen e fundit të xhiros së parë në Superligën e Kosovës. Përballja pritet me interes, pasi dy skuadrat synojnë të jenë pjesë e garës për kreun e tabelës.

Në prag të sfidës, trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, është shprehur optimist për gjendjen e skuadrës së tij, duke theksuar rëndësinë e një fillimi pozitiv në kampionat, përcjellë “Kërlaçki”.

“Gjendja e skuadrës është e mirë. Kemi pasur mungesë në stërvitje vetëm Adetunjin për shkak dëmtimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit është në rregull. Europa tashmë ka përfunduar dhe duhet të fokusohemi maksimalisht te kampionati,” ka deklaruar Shehi.

gjilani ballkani
Gjilani-Ballkani

Strategu i suharekasve e ka cilësuar Gjilanin si një skuadër pretendente.

“Pres që të sillemi njësoj si brenda dhe jashtë fushe. Mendoj se është një ndeshje mes pretendentëve, sepse për mendimin tim edhe Gjilani ka kontingjent dhe trajner për të qenë ekip konkurrues,” ka shtuar ai.

Pavarësisht lodhjes nga ndeshjet evropiane, Shehi nënvizoi rëndësinë e një nisjeje të mbarë në kampionat, si një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e sezonit.

“Starti faktikisht vjen shumë shpejt, pasi vetëm tre ditë më parë përfunduam rrugëtimin në Evropë. Është e rëndësishme ta nisim kampionatin mbarë, njësoj siç e nisëm edhe Evropën,” përfundoi trajneri i Ballkanit.

Ndeshja fillon prej orës 16:30.

orges shehi ballkani
orges shehi ballkani