Superliga e Kosovës do të startojë këtë fundjavë me sezonin e ri 2025/26, por do të zhvillohen vetëm tre ndeshje.
Java e parë zhvillohet të dielën, më 17 gusht 2025, ku në orar janë pesë përballje interesante, por vetëm tri zhvillohen.
Në orën 16:30, të dielën do të luhen ndeshjet Dukagjini–Prishtina, Malisheva–Prishtina e Re dhe Drenica–Llapi.
Prishtina e Re debuton në elitë, ndërsa Drenica kthehet pas tri vitesh.
Përballjet Gjilani–Ballkani dhe Ferizaji–Drita do të zhvillohen më vonë në orare të caktuara nga FFK, pasi Drita dhe Ballkani luajnë në garat evropiane.
Sezoni pritet të sjellë rivalitet të fortë dhe duele emocionuese në garën për titull, por edhe për mbijetesë.
Orari i javës së parë:
E DIEL,17.08.2025
16:30 Dukagjini-Prishtina
16;30 Gjilani-Ballkani (luhet me vone)
16 ;30 Malisheva-Prishtina e Re
16;30 Ferizaji-Drita (luhet me vone)
16:30 Drenica-Llapi