Trajneri i Rubin Kazan flet për interesimin e Fiorentinës për Mirlind Dakun

#post_seo_title

Te skuadra e Rubin Kazanit nuk e kanë mohuar interesimin e Fiorentinës për sulmuesin Mirlind Daku.

Ditë më parë u raportuar se ekipi i njohur nga Serie A kishte nisur kontaktet me Rubin Kazanin për transferimin e Dakut, të cilin po e sheh si zëvendësim ideal për Moise Kean.

Edhe trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov ka folur në lidhje me interesimin e skuadrës italiane për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.

mirlind daku
mirlind daku

“Fiorentina duhet ta shes sulmuesin Kean, dhe më sa e di, ajo ka interesim për Dakun”, është shprehur Rakhimov kur është pyetur për këtë çështje.

27-vjeçari e ka nisur sezonin e ri, në mënyrën më të mirë të mundshme, ku në katër ndeshjet e para kampionale ka shënuar po aq gola dhe ka bërë një asistim.

Gjithashtu, Daku ka edhe një gol në Kupën e Rusisë, ku në total në gjashtë ndeshjet e para në të gjitha garat ka realizuar 5 gola.

mirlind-daku-rubinda-shartnoma-uzaytirdi-5611-1

Ai javë më parë ka firmosur kontratë të re me Rubin Kazanin deri në vitin 2029 kurse pjesë e këtij ekipi është prej vitit 2023.