
UEFA, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ka caktuar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për ndeshjen ndërmjet Zrinjski dhe Virtus, e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Ky duel evropian do të zhvillohet të martën, më 15 korrik, në ora 21:00.
Kastrati do të ketë përkrahjen e asistentëve Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Valon Bajgora.
Në dhomën e VAR-it do të jenë Dardan Çaka si gjyqtar VAR dhe Alban Shala si AVAR.
Takimi luhet në stadiumin e HRS Zrinjski në Mostar, Bosnje e Hercegovinë.

Be the first to comment