Zgjedhjet komunale shtyjnë nisjen e kampionateve sportive në salla

zgjedhjet
Zgjedhjet

Sezoni i ri i basketbollit, i planifikuar të nisë mes datave 5 dhe 7 tetor, pritet të shtyhet për të paktën një muaj, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve komunale më 12 tetor.

Procesi zgjedhor, përfshirë edhe numërimin e votave, kërkon përdorimin e hapësirave të mëdha siç janë palestrat, të cilat do të jenë të zëna për një kohë më të gjatë.

Për shkak të pranisë së kamerave dhe nevojës për kushte të kontrolluara gjatë numërimit, këto ambiente nuk mund të përdoren për aktivitete sportive. Si pasojë, jo vetëm basketbolli, por edhe të gjitha garat e tjera që zhvillohen në palestra janë të rrezikuara të shtyhen ose të anulohen përkohësisht.

Autoritetet sportive janë në pritje të një vendimi zyrtar dhe po shqyrtojnë mundësitë për riorganizimin e kalendarit të garave, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme.