
FC Prishtina nesër nga ora 20:00 në stadimin “Fadil Vokrri” pret në ndeshjen e dytë (0-4) FC Sheriff nga Moldavia. Adhuruesit më të flaktë të klubit kanë bërë apel që të përkrahet ekipi edhe pas humbjes së rëndë sikur ajo në Tiraspol.
Përndryshe, FC Prishtina dhe asnjë anëtar i saj nuk ka dhënë prononcim që nga ajo ndeshje. Presim konferencën për shtyp nga ora 20:15 sonte se çfarë kanë për të thënë.
Ndërsa Plisat paraqitjen e fundit kanë pasur në finalen e Kupës kundër Llapit (1-0) kur u sigura edhe dalja në garat ndërkombëtare pas katër vitesh mungesë.