Gjermania ka shkruar historinë në basketboll duke u shpallur kampione e Evropës.
Në finalen dramatike të zhvilluar të dielën mbrëma në Riga të Letonisë, gjermanët triumfuan ndaj Turqisë me rezultat të ngushtë 88:83.
Kjo është medalja e dytë e artë për Gjermaninë në historinë e Eurobasketit, duke treguar forcën dhe konsistencën e saj në arenën evropiane.
Për më tepër, Gjermania aktualisht mban edhe titullin e kampiones së botës.
”Pancerët” konfirmuan pozitën e tyre si një prej fuqive më të mëdha të basketbollit botëror.
GERMANY ARE WORLD AND EUROPEAN CHAMPIONS 🏆🇩🇪#EUROBASKET pic.twitter.com/Im4fvTOoYZ
— FIBA EuroBasket (@EuroBasket) September 14, 2025