Dion Gallapeni: Me zemër dhe shpirt për Kosovën!

dion gallapeni
Dion Gallapeni

Dion Gallapeni, 20-vjeçari nga Suhareka, ka treguar potencial të jashtëzakonshëm në fushën e blertë, duke u bërë një nga emrat më premtues të futbollit kosovar. I rritur në akademinë e FC Prishtina, mbrojtësi i majtë ka kaluar çdo shkallë të zhvillimit, deri në ekipin e parë, për t’u transferuar këtë verë te skuadra polake Widzew Łódź.

dion gallapeni

Në ndeshjen e tij të pestë me përfaqësuesen e Kosovës, Gallapeni u paraqit si titullar për herë të parë – dhe performanca e tij ishte mbresëlënëse. Sipas statistikave ndërkombëtare, ai u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke lënë gjurmë edhe me një asistim (jo zyrtar) në golin e parë të Kosovës kundër Suedisë (2-0).

notat
notat

notat

I aktivizuar në momentet e fundit, por me një prani që të jep përshtypjen e një lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare, Gallapeni tregoi maturi, siguri dhe shpirt gare.

“Me zemër e shpirt për Kosovën – çdo hap në fushë bart ëndrrat e një vendi të tërë. Jam krenar dhe i lumtur që përfaqësoj vendlindjen time”, u shpreh ai në rrjetet sociale gjatë ditës so sotme të përcjellë me shumë foto nga paraqitja mbresëlënëse e së hënës mbrëma.

Një fillim që premton shumë për të ardhmen e një futbollisti që po rritet me hapa të sigurt drejt majave të suksesit.