
Dreni Kryeziu, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme, Malisheva kudër Víkingur Reykjavík, ka theksuar se ekipi i Malishevës është i përgatitur mirë dhe synon ta marrë ndeshjen me qetësi.
“Jemi përgatitur maksimalisht. Kemi kaluar një fazë përgatitore mjaft të mirë. Kemi analizuar kundërshtarin dhe pikat e tij të forta. Përballemi me një kundërshtar që ka traditë në garat evropiane. Ne si mbrojtje duhet të tentojmë të mos pranojmë gol dhe të marrim ndeshjen me qetësi”, ka mbyllur prononcimin, Dreni Kryeziu, përcjell Kërlaçki.com

Dreni Kryeziu: Të mos pranojmë gol, të marrim ndeshjen me qetësi