Endri Reçi i bashkohet Trepçës

Endri Reçi
#post_seo_title

KF Trepça ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit 24-vjeçar Endri Reçi, i cili vjen si përforcim i rëndësishëm për repartin defansiv të skuadrës. Reçi së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit, ndërsa më herët ka përfaqësuar disa prej klubeve më të njohura shqiptare si KF Teuta, FK Kukësi, KS Besa, FK Dinamo dhe KF Pogradeci.

I njohur për qëndrueshmërinë në mbrojtje dhe përvojën në nivele të ndryshme të futbollit shqiptar e kosovar, Reçi pritet të jetë një shtyllë kyçe në formacionin e Trepçës për sezonin e ri. Lëvizja e tij te klubi mitrovicas shihet si një hap strategjik për forcimin e skuadrës, që synon objektivën e Superligës.

Endri Reçi
Endri Reçi

Gjatë viteve të fundit, Reçi ka ndryshuar disa skuadra, shpesh si lojtar i lirë. Kalimet e tij të fundit përfshijnë lëvizje nga SC Gjilani, KF Teuta, FK Kukësi, KS Besa, deri te Dinamo dhe Pogradeci.

Me këtë afrimin të ri, Trepça konfirmon ambiciet e saj për të ndërtuar një ekip të fortë dhe konkurrues për sezonin 2025/26.

Trepça në në tre javët e para ka grumbulluar 7 pikë dhe ndodhet në vendin e parë në klasifikim, ndërsa nesër në javën e 4-të pret Ramiz Sadikun në një tjetër derbi të Ligës së Parë.