
Kosova ka arritur një nga triumfet më të mëdha që prej krijimit të Kombëtares në futboll, duke mposhtur Suedinë me një rezultat të pastër. Ky sukses i madh vjen si një sinjal i fortë shprese për dardanët në vazhdën e kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Fitorja ndaj një prej përfaqësueseve më të forta të Evropës jo vetëm që i jep moral skuadrës, por edhe e vendos Kosovën më afër objektivit historik: pjesëmarrjes në një Botëror futbolli.
GOLAT: Rechbeçajt (26′) dhe Muriqit (42′)
Minutë pas minute:
Përfundon ndeshja. Fitore e madhe në “Fadil Vokrri”.
90’+3 Muslijën e zëvendëson Hoxha, debutim për futbollistin e Rubin Kazan.
90’+2 Emërllahu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdh, i kuq!
90′ Edhe gjashtë minuta shtesë na ndajnë prej njërës prej fitoreve më të mëdha të Kombëtares së Kosovës.
89′ Rast për të përfunduar ndeshjen, Vojvoda i vetëm me portierin Olsen, gjuan drejt në të, e pabesueshme.
88′ Aro sërish kap topin para Isak.
84′ Rechbecaj, mesiguri ndër më të mirët sonte zëvendësohet nga Emërrllahu i cili në ndëshkohet në ndërhyrjen e parë.
85′ Isak del nga krahu i majtë, pret një-me-një Arooo.
81′ Rrëmujë e panevojshme dhe tre ndëshkime me të verdh, Aliti, Aro dhe Isak.
73′ REXHBECAJ, i jashtëzakonshëm sonte, e merr topin, kalon, depërton, futet në zonë, gjuan ulët, i pafat, afër pingules së djathtë të porterit suedez. Më i miri sonte, Rexhbecaj.
72′ Ylli më i ri i Liverpool, Alexander Isak në lojë në vend të Elanga.
68′ Probleme muskulare për Gallapenin e jashtëzakonshëm sonte.
60′ Muharrem Jashari dhe Fisnik Asllani në lojë – dalin Vedat Muriqi (ia dorëzon trakën e kapitenit Mërgim Vojvodës) dhe Albion Rrahmani.
55′ Aro Muric ndërpren një harkim nga e majta.
51′ Rexhbecaj harkon nga e djathta në shtyllën e parë, Rrahmani gjuan me kokë fare pran portës.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
45+ Përfundon pjesa e parë me shumë emocione në “Fadil Vokrri”, jemi në epërsi me dy gola të Rechbeçajt dhe Muriqit.
42′ GOOOL E pabesueshme, sulm i Suedisë nga e majta, Aro pret, topi me shpejtësi kalon përpara ku e merr Albion Rrahmani dhe e dërgon deri para zonës dhe e shtyen te Muriqi gjysmëdjathtë i cili me gjuajtjte të fortë dhe të saktë “çmend” publikun në “Fadil Vokrri”, 2-0.
35′ Avdullahu gjuan i entuziazmuar nga e djathta jashtë zonës, por e lehtë për gardianin suedez.
31′ Superkasion i suedezëve nga e djathta, topi “lëshohet” deri para zonës te Saletros që gjuan pak mbi portë.
29′ Aro Muric ndërpren një rast që premtonte për mysafirët.
26′ GOOOOOL Rexhbecaj vrapim i gjatë një-me-një me mbrojtësin, gjuan, e prek portieri, së dyti i saktë dhe festë e madhe në “Fadil Vokrri”, 1-0. Gallapeni ishte asistues i aksioni të sprtintit të mesfushorit tonë.
25′ Vojvoda rrëmben top, kundërzbritje, nga e djathta e provon në krahun tjetër te Rrahmani i cili e ulë me kokë, por askush afër portierit olsen.
23′ Saletros rrezikshçm gjuan nga jashtëzona, topi fluturon skaj pingules së majtë të Aros.
22′ Muriqi lufton për një top i vetmuar para mbrojtësit suedez, rrjedh aksioni nga e majta, në fund Gallapeni superpasim në zonë te Muriqi që nuk ia doli të ndalte mirë me gjoks dhe i ikën topi nga kontrolli.
11′ Vrapim i shpejtë i Albion Rrahmanit nga e majta, kur arrin me portierin suedez sikur e lëshon forca dhe gjuan jashtë kuadratit.
4′ Edhe pse ishte paraqitur si titullar, Zabërgja megjithatë nuk është në formacion, në vend të tij është aktivizuar mbrojtësi Ilir Krasniqi.
1′ Ka filluar ndeshja.
Kosova: Muric – Vojvoda, Dellova, Aliti, Krasniqi, Gallapeni, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Muriqi (C), Rrahmani.
Suedia: Olsen – Ekdal, Hien (C), Gudmundsson, Bernhardsson – Larsson, Ayari, Saletros, Svensson – Elanga, Gyökeres