Prishtina vazhdon të ruaj kreun, Drita mbetët e treta së bashku me Dukagjinin me pikë të njëjta. Drenica e Ferizaj me këto fitore bëjnë një hap gjigand për t’i ikur fundit!
Llapi – Prishtina 2-1
Drenica – Drita 3-1
Ferizaj – Prishtina e Re 3-0
LLAPI – PRISHTINA 2-1
Golashënues: Edon Sadriu 40′, Gnapi 52′ – Kryeziu 68′
Përfundon ndeshja. Fitore e madhe e Llapit.
90’+6 Ramadani i vetëm me Gjokajn gjuan drejt në të, mund të përfundonte takimin me këtë superaksion!
90′ Tetë minuta shtesë.
88′ Musolli me karton të verdhë.
87′ Prishtina ka pasur iniciativë në pjesën e dytë, por veç një goli, nuk arriti të krijonte veç edhe një rasti tjetër.
86′ Shillova lehtë me kokë, pa problem Çoriç.
81′ Gnapi nga e djathta krejtësisht në krah, drejt në duart e portierit të Prishtinës, Gjokës.
76′ Edhe Shillova ndëshkohet.
71′ Pas 3 minutash verifikom, pranohet goli, 2-1!
68′ GOOL Prishtina shënon me Kryeziun, por ende po verifikohet nga VAR-i.
64′ KV Ramadani dhe Zeqiri, pas një kacafytjeje.
62′ Mamengi ka lëshuar rastin më të mirë për Prishtinën, ai i vetëm me portierin Çoriç gjuan drejt në të. Rast që nuk duhej humbur.
59′ Ilievski ndëshkohet me karton të verdhë.
56′ Dren Zeqiri bukur gjuan nga para zona, intervenim bravuroz i Çoriç, këndore.
52′ GOOL Gnapi dyfishon epërsinë për skuadrën llapjane, i ikën pozitës së ofsajdit nga e djathta pas asistimit të Arianit Hasanit dhe mposhtë përball Gjokën, 2-0.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.


45’+3 Ka përfunduar pjesa e parë.
40′ GOOL Muhamet Hyseni asiston nga e djathta, Llapi pas rastit të tretë ideal shënon me Edon Sadriun, 1-0. Epërsi e merituar e llapjanëve.
38′ Tjetër rast ideal, Hyseni nga e djathta te Ramadani, gjuan plogësht, kap Gjokaj.
37′ Ramadani shumë keq, larg portës.
35′ Veliu bukur lirohet brenda zonës, e kalon topin te Ilievski i cili nga pozitë e mirë nuk qëllon portën, i bllokohet gjuajtja.
27′ Veliu furishëm nga e djathta, mbi tra.
18′ Hyseni deri tani me situatën më të mirë, i përfundon topi afër pingulës së djathtë të Gjokës.
17′ Taipi para 16-m, shumë e lartë.
16′ Useini ndëshkohet me të verdhë. Llapi në dy raste po tregon me ndërhyrje më të ashpra që nuk do të dorëzohet sot aq lehtë.
8′ Taipi provon goditjen nga gjuajtja e lirë prej largësisë, pa asnjë problem Çoriç.
3′ Hyseni nga pozitë e vështirë nga e djathta, provon gjuajtjen, Gjokaj në vend.
1′ Gnapi, ish-futbollisti i Prishtinës, gjuan furishëm nga e majta, e lartë.
Llapi: Çoriç, Aliu, Gnapi, Ramadani, Sadriu, Rama, Hyseni, Blakçori, Useini, Hasani, Hyseni.
Prishtina: Gjokaj, Vitija, Zeqiri, Limani, Veliu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletiç, Taipi, Mamengi.
DRENICA – DRITA 3-1
Golashënues: Chacon 64′, 73′, Uka 76′ – Dabiqaj 56′
Drenica: Gomes, Da Silva, I. Jashari, Krasniqi, Hamiti, Prodani, Kodra, Smaçi, Osmallari, Uka, Chacon.
Drita: Maloku, Ovouka, Broja, Bejtullai, Sheji, Limaj, Mustafa, Balaj, Zidane, Ajzeraj, Manaj.
FERIZAJ – PRISHTINA E RE 3-0
Golashënues: Erion Sadriu 22′, 90′, Jakup Berisha 70′,
Ferizaj: Terziu, Haxhimusa, Topalaj, Shabani, Nafiu, Berisha, Neziri, Sadriu, Gligorov, Avdulli, Ramusa.
Prishtina e Re: Smakiqi, Rudaj, Prençi, Dobratiqi, Gomes, Behrami, Ahmeti, Vitija, Baholli, Zeqiri, Eze.

