Qatip Osmani pritet të mos e udhëheqë më Malishevën

Burime të sigurta të Kërlaçkit konfirmojnë këtë lajm të fundit nga kampi i Malishevës.

Burime e Kërlaçkit theksojnë se Osmani mund të mos jetë paguar që nga marrja e drejtimit të ekipit, ndërsa humbja e djeshme e thellë ndaj Ballkanit e ka rënduar situatën.

Do të shihet si do të rrjedhin gjërat, por Osmani pritet që nesër, me shumë gjasë, vetëm të përshëndetet me lojtarët.