Rita Vehapi - Fitore Govori

Gjyqtarja kosovare, Rita Vehapi, ka drejtuar me sukses një nga ndeshjet kyçe të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian për Vajza U17 – European Women’s Under-17 Championship 2026, që po zhvillohet në Luksemburg.

Vehapi ishte gjyqtare kryesore në përballjen mes Turqisë dhe Irlandës së Veriut, të vlefshme për Raundin 1 të Grupit B4, ku pjesë e grupit është edhe Luksemburgu si vend mikpritës. Ndeshja u luajt në stadiumin “Stade Jean Donnersbach”.

Në këtë takim, gjyqtarja Vehapi u shoqërua nga asistentja tjetër nga Kosova, Fitore Govori. Të dyja u vlerësuan për profesionalizëm dhe drejtim të saktë të ndeshjes, duke treguar nivelin në rritje të arbitrimit kosovar në arenën ndërkombëtare të futbollit të femrave.

Kjo pjesëmarrje në fazën kualifikuese të Euro U17 për vajza është një tjetër dëshmi e besimit që UEFA i jep gjyqtareve kosovare dhe një hap i rëndësishëm drejt afirmimit të tyre në garat evropiane.