
Mbrojtësi i majtë i Francës, Theo Hernandez, do t’i bashkohet klubit saudit Al Hilal, sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili thekson se marrëveshja tashmë është finalizuar.
Milani do të përfitojë 25 milionë euro nga ky transferim, ndërsa lojtari pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite në ditët në vijim, ku do të punojë nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi.
Hernandez, me 38 paraqitje për kombëtaren franceze, ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Didier Deschamps. Ai ishte pjesë e ekipit që arriti deri në finalen e Kupës së Botës 2022, duke u shpallur nënkampion bote.
Gjatë viteve te Milani, Theo Hernandez u shndërrua në një nga pikat më të forta të skuadrës, duke qenë i pazëvendësueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes. Largimi i tij shënon fundin e një epoke në San Siro dhe fillimin e një aventure të re në Lindjen e Mesme.
Be the first to comment