
Të shtunën, palestra “Bill Clinton” në Ferizaj do të presë dy finale të Superkupës së Kosovës në hendboll.
Ndeshja e parë do të luhet nga ora 17:30, ku Istogu dhe Ferizaj në konkurrencën e femrave do të garojnë për trofeun.
Forca e dy skuadrave do të testohet në një përballje që vjen si hyrje në edicionin e ri garues.
Më pas, nga ora 20:00, në parket zbresin Rahoveci dhe Kastrioti në konkurrencën e meshkujve.
Njëra prej tyre do ta nisë sezonin me një trofe të rëndësishëm.
Superkupa e Kosovës shënon nisjen zyrtare të edicionit të ri të garave vendore në hendboll, duke ofruar mundësi për të parë gjendjen aktuale të skuadrave para fillimit të kampionatit.