Klubi anglez i Premier Leagues, Sunderland, ka konfirmuar sot se Granit Xhaka do të mbajë shiritin e kapitenit për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori kosovar, me një karrierë të pasur në futbollin evropian, pritet të luajë rol kyç në objektivat e klubit për rikthimin në majat e futbollit anglez.
“Dua të fitoj” – ishte mesazhi i shkurtër dhe i prerë i Xhakës në prezantim. “Jam dikush që kërkon shumë. Jam fitues dhe pres të njëjtën gjë nga bashkëlojtarët e mi.”
😤 Granit Xhaka: ‘People who know me know exactly what they’ll get – I’m someone who demands a lot. I’m a winner and I want to win – and I expect the same from my teammates.’ pic.twitter.com/FBaI5HsTm6
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 14, 2025
Sunderlandi po e sheh 32-vjeçarin si liderin kryesor brenda dhe jashtë fushe, duke u mbështetur te përvoja, vendosmëria dhe karakteri i tij udhëheqës.