Java e katërt e AlbiMall Superligës së Kosovës solli emocione dhe surpriza, me Malisheven që regjistroi fitoren e parë sezonale në një fushë të vështirë, ndërsa Dukagjini u ngjit përkohësisht në krye të tabelës.

Malisheva befason në Gjilan
Skuadra e trajnerit Qatip Osmani befasoi Gjilanin duke e mposhtur 1-3 në udhëtim. Ky ishte triumfi i parë i Malishevës në këtë edicion, një fitore që i jep moral dhe e nxjerr nga fundi i tabelës.
Prishtina e Re fiton me inferioritet numerik
Debutuesja Prishtina e Re arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Llapit, pavarësisht se për shumicën e ndeshjes luajti me një lojtar më pak. Llapi mbetet pa fitore këtë sezon, duke rënë edhe më shumë në krizë.
Dukagjini ngjitet në krye
Dukagjini tregoi forcën në Klinë, duke mposhtur Ferizajn me shifrat 2-0. Miqtë mbetën me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës, gjë që e shfrytëzoi në maksimum ekipi i Ismet Munishit. Me këtë fitore, Dukagjini merr përkohësisht kreun e renditjes.
Ballkani pa shumë vështirësi
Kampioni në fuqi, Ballkani, e kaloi me sukses testin ndaj Drenicës, duke fituar 3-0 në Suharekë me het-trikun e Serebes. Me këtë rezultat, portokallinjtë vazhdojnë të qëndrojnë pranë skuadrave kryesuese.

Super-derbi në pritje
Java mbyllet me super-ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës, që zhvillohet sonte në kryeqytet në orën 20:15. Një duel që mund të ndryshojë ndjeshëm pamjen e kreut të tabelës.
BALLKANI – DRENICA: 3-0
Golashënues: Serebe 45’+4, Serebe 48′, Serebe 90’+4
Ballkani: Iljazi, Potoku, Halili, Tolaj, Giovanni, Serebe, Hamidi, Ismajlgeci, Vokrri, Batarelo, Diene.
Drenica: Haxhiamza, Hamiti, G. Jashari, Da Silva, I. Jashari, Krasniqi, Prodani, Smaçi, Osmallari, Uka, Chacon.
DUKAGJINI – FERIZAJ: 2-0
Golashënues: Zulfiji 17′, Egzon Sinani 88′
Dukagjini: Margono, Basri, Iseni, Morina, Merlaku, Sinani, Pefqeli, Zulfiji, Isufi, Hugo, Gashi.
Ferizaj: Jovanovski, Ramusa, Iljzai, Shabani, Selmani, Nafiu, Jusufi, Neziri, Sadriu, Gligorov, Avdulli.
GJILANI – MALISHEVA: 1-3
12′ GOOOOOL – Edi Basa harkon në zonë, Senad Jaroviç gjuan me kokë, por portieri pret, ndërsa nga topi i kthyer Armend Thaqi me një goditje të fuqishme barazon shifrat.
7′ GOOOOL – Mevlan Zeka zhbllokon sfidën, shënon me një goditje të saktë brenda zonës.
Gjilani: Bllaca, Thaqi, Adili, Krivanjeva, Bilali, Ibrahimi, Totre, Basa, Rrahmani, Prapashtica, Jaroviç.
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Opeh, Veliu, Vitija, Ndijigi, Brruti, Diatta, Xhylani, Zeka.
PRISHTINA E RE – LLAPI: 1-0
Golashënues: Gomes 5′
Prishtina e Re: Smakiqi, Vitija, Zeqiri, Prençi, Rudaj, Shabani, Baholli, Berisha, Gomes, Fazliu, Hasanaj.
Llapi: Çoriç, Mulaliç, Lleshi, Shabani, Gnapi, Ramadani, Sadriu, Rama, Hyseni, Blakçori, Hasani.
