
Tifo-grupi “Ballistët”, që mbështet Shkëndijën e Tetovës, ka mbërritur në Bukuresht për ndeshjen e kthimit ndaj Steauas, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Mbështetësit kuq e zi janë parë duke marshuar në rrugët e kryeqytetit rumun, teksa brohoritjet dhe flamujt kanë shoqëruar udhëtimin e tyre, përcjellë “Kërlaçki”.
Sipas mediave vendase, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë për shkak të tensioneve të mundshme, për shkak të prirjeve pro-serbe të shumicës së tifozëve rumunë.
Ndeshja zhvillohet sonte në ora 19:30.
Shkëndija ka epërsi prej 1:0 nga takimi i parë i zhvilluar në Shkup.
