Zvicra frikësohet se Kosova do ta marrë edhe Hajdarin – ky është shkrimi i sotëm nga “Blick”

Albian Hajdari
Albian Hajdari

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka shkruar për mundësinë që mbrojtësi Albian Hajdari të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen. Futbollisti 21-vjeçar, i lindur në Zvicër, konsiderohet një prej talenteve më premtuese në repartin defensiv.

Hajdari ka debutuar me kombëtaren A të Zvicrës, por vetëm në një ndeshje miqësore. Për shkak se nuk ka luajtur ende në duele zyrtare, ai e ruan opsionin për të ndërruar përfaqësuesen dhe për t’iu bashkuar Kosovës.

“Blick” thekson se Federata e Futbollit të Kosovës prej kohësh është e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa në Zvicër është hapur diskutimi nëse duhet vepruar shpejt për ta mbajtur lojtarin.

Sipas kësaj gazete, FFK-ja po i bën presion kohës, pasi dëshiron të marrë një tjetër talent.

Rasti i Hajdarit vjen pas dy vendimeve të bujshme: Leon Avdullahu vendosi të përfaqësojë Kosovën në vend të Zvicrës, ndërsa talenti Eman Kospo zgjodhi Bosnjë-Hercegovinën.

albian hajdari
albian hajdari