ZYRTARE: Ballkani prezanton transferimin më të madh të verës

Orges Shehu Ballkani
Orges Shehu Ballkani

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani, ka zyrtarizuar sot afrimin e portierit me përvojë Adnan Golubovic, i cili vjen nga klubi rumun Dinamo Bukureshti.

Golubovic, i njohur për paraqitjet e tij në disa kampionate evropiane, pritet të sjellë siguri dhe stabilitet në portën e skuadrës suharekase, raporton “Kërlaçki”.

Nga ana e klubit, Ballkani ka theksuar se ky transferim është pjesë e synimeve për të ngritur edhe më shumë nivelin e skuadrës dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt objektivave të mëdha.

“Objektivi ynë është i qartë: të synojmë më lart, së bashku!” – thuhet në njoftimin e klubit.

Golubovic është përshëndetur me mirëseardhje në “qytetin e kampionëve” nga klubi portokalli, që pritet të përforcohet edhe me disa emra tjerë cilësorë në këtë merkato vere.

Adnan Golubovic