
Zhegrova, i cili është rikthyer plotësisht nga lëndimi, i ka ndjekur të dyja sfidat nga stoli, ndërsa trajneri kroat konfirmoi se mungesa e tij në fushë ishte një vendim taktik.
Pas barazimit ndaj Milanit, Tudor foli hapur për situatën e kosovarit, duke nënvizuar se për të luajtur te Juventusi duhet të tregosh forcë dhe vendosmëri.
“Merren vendime për të mirën e skuadrës. Asnjë emër, asnjë gjykim. I vëzhgoj me kujdes të gjithë dhe fus në lojë atë që është më i forti. Edhe te zëvendësimet, mendoj për atë që mund të sjellë rezultatin”, deklaroi Tudor pas ndeshjes.

Pavarësisht minutave të pakta këtë sezon, Zhegrova pritet të ketë më shumë hapësirë në ndeshjet e muajit tetor, ndërsa konsiderohet ende si një nga “asetet” kryesore të trajnerit të Kosovës, Franco Foda.
Kosova do të zhvillojë dy përballje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, ndaj Sllovenisë më 10 tetor dhe Suedisë më 13 tetor. Aktualisht “Dardanët” kanë tre pikë dhe vazhdojnë të jenë në garë për një kualifikim historik.