
Kjo javë do të sjellë emocione të mëdha për futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare, me tetë skuadra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që do të zhvillojnë ndeshjet kthyese të raundit të dytë në UEFA Champions League dhe UEFA Conference League.
Të martën, 29 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita do të presë FC Copenhagen-in në një sfidë të vështirë, por me besim për një paraqitje dinjitoze. Ndeshja nis në ora 20:00 dhe do të gjykohet nga katërshja portugeze Miguel Nogueira, Bruno Jesus, Hugo Andre Pires Ribeiro dhe Ricardo Baixinho. Pas disfatës në ndeshjen e parë, trajneri Zekirija Ramadani dhe kapiteni Ron Broja janë shprehur optimistë për një paraqitje ndryshe në shtëpi.
Të mërkurën, më 30 korrik, Shkëndija do të kërkojë një mrekulli në Bukuresht ndaj FCSB-së në “Arena Nationala”, me fillim nga ora 19:30. Për këtë sfidë janë caktuar gjyqtarët ukrainas Oleksii Derevinskyi, Viktor Matyash, Oleksii Myronov dhe Dmytro Panchyshyn.
E enjtja do të jetë dita më e ngarkuar me gjashtë përballje në kuadër të UEFA Conference League. Prishtina pret Larne-n nga Irlanda e Veriut në Prishtinë, ku atmosfera në “Fadil Vokrri” pritet të jetë elektrizuese. Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe do të gjykohet nga një skuadër gjyqtarësh nga Qipro, me në krye Kyriakos Athanasiou.
Në të njëjtën ditë, Deçiqi do të kërkojë të përballet ndaj Rapid Vienës në “Allianz Stadion” nga ora 20:30, ndërsa Dinamo City nga Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Athletic Escaldes në “Elbasan Arena”, që fillon në ora 20:45. Kjo ndeshje do të drejtohet nga një treshje nga Luksemburgu.
Në të njëjtën orë, ish-kampioni i Kosovës, Ballkani, luan si mysafir kundër Floriana-s në stadiumin “Centenary” në Ta’ Qali të Maltës. Për këtë sfidë janë caktuar gjyqtarë nga Kroacia.
Po ashtu në orën 20:45, Vllaznia do të luajë në Islandë ndaj Vikingur Reykjavik, në stadiumin “Vikingsvollur”. Ndeshja do të gjykohet nga arbitrat hungarez Mihály Káprály, Vencel Tóth, Balázs Buzás dhe Imre Kovács.
Mbrëmja evropiane përmbyllet me sfidën midis Egnatias dhe Dinamo Minsk në stadiumin “Demrozi” në Rrogozhinë, e planifikuar për ora 21:00. Gjyqtarët për këtë duel vijnë nga Irlanda.
Me shpresë për rezultate pozitive dhe kualifikime historike, klubet shqiptare do të kërkojnë të tregojnë veten dhe të përfaqësojnë denjësisht futbollin rajonal në garat evropiane.
UEFA Champions League – Raundi i dytë, ndeshje e dytë
Drita – Copenhagen
Miguel Nogueira, Bruno Jesus, Hugo Andre Pires Ribeiro, Ricardo Baixinho (Portugali)
(E martë, 29 korrik, ora 20:00, “Fadil Vokrri, Prishtinë).
FCSB – Shkëndija (e mërkurë, 30 korrik, ora 19:30, “Arena Nationala”, Bukuresht)
Oleksii Derevinskyi, Viktor Matyash, Oleksii Myronov, Dmytro Panchyshyn (Ukrainë)
UEFA Conference League – Randi i dytë, ndeshja e dytë
Prishtina – Larne (e enjte, 31 korrik, ora 20:00, “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
Kyriakos Athanasiou, Nikos Egglezou, Lambros Lambrou, Panayiotis Hadjigeorgiouv (Qipro)
Rapid Viena – Deçiqi (e enjte, 31 korrik, ora 20:30, “Allianz Stadion”, Vjenë)
Dumitri Muntean, Vlad Lifciu, Vadim Vicol, Igor Bosca
Dinamo City – Athletic Escaldes (e enjte, 31 korrik, ora 20:45, “Elbasan Arena”, Elbasan)
Jasmin Sabotic, Rafael Morim, Dani Dias Balsa, Loïc Thomas (Luksembur)
Floriana – Ballkani (e enjte, 31 korrik, ora 20:45, “Centenary Stadium, T’a Qali)
Dario Bel, Ivan Janić, Kristijan Novosel, Zdenko Lovrić (Kroaci)
Vikingur Reykjavik – Vllaznia (e enjte, ora 20:45, “Vikingsvollur”, Reikjavik)
Mihály Káprály, Vencel Tóth, Balázs Buzás, Imre Kovács (Hungari)
Egnatia – Dinamo Minsk (e enjte, 31 korrik, ora 21:00, “Demrozi Stadium”, Rrogozhinë)
Kevin O’Sullivan, Eoin Michael Harte, Darragh Keegan, Paul Mclaughlin (Irlandë)