
Shkëndija e Tetovës ka arritur sot një sukses historik, duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.
Kuqezinjtë fituan me rezultat 2-1 ndaj FCSB-së në Bukuresht, duke siguruar kështu avancimin në fazën tjetër të turneut më prestigjioz për klubet në Evropë.
Edhe pse Shkëndija ka siguruar matematikisht të paktën fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, kampionët e Maqedonisë së Veriut do të përpiqen të vazhdojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.
Rivali i ardhshëm i Shkëndijës do të jetë Karabaku. Klubi azer i cili merr pjesë rregullisht në fazat e grupeve të kompeticioneve evropiane, do të kërkojë edhe këtë vit të arrijë të njëjtin sukses.
Karabaku ka nisur këtë sezon në Ligën e Kampioneve nga turi i dytë të kualifikimeve, ku u përball me Shelburne nga Irlanda.
Për ekipin azer, kualifikimi ishte i lehtë, pasi fitoi 3-0 në ndeshjen e parë në transfertë, ndërsa sot triumfoi 1-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Drita përballë Steauas së Bukureshtit në raundin e tretë – një tjetër duel Kosovë-Rumani në Evropë!